Letër vajzës sime, që e humba pa e prekur asnjëherë

15:10 | 20 Gusht 2018
Arbresh.info

Një nënë ka shkruar një letër emocionuese për beben e saj që nuk mundi të vinte në jetë për shkak të një dështimi.

“Ti u largove nga unë shpejt dhe qetësisht, pa i lënë botës asnjë përshtypje. Askush nuk e dinte që ti ishe aty, përveç meje dhe babait tënd. Por ti duhet të dish që ne të donim. Më pëlqen të mendoj se ti tashmë e di këtë.

Disa mund të thonë se unë nuk të njoha mjaftueshëm aq sa për t’u dashuruar me ty. Ama në një kohë aq të shkurtër, unë unë zbraza një hapsirë të madhe në zemrën time për ta mbushur me ty. Tashmë ai vend është një hendek.

Ndonjëherë, kur shtëpia është bosh, hendeku ushton aq shumë sa që zërat që më vijnë prej tij nuk mundem kurrësesi t’i injoroj. Jam e zhytur në një hidhërim të tmerrshëm dhe pak nga pak po mbytem. Kam kuptuar që momente të tilla është e kotë t’i luftosh. Ndaj shpesh ulem qetësisht diku dhe filloj të mendoj se si do të kishte qenë jeta me ty pranë.

Ndonjëherë shfletoj albumin e kujtimeve që bleva kur mësova se isha shtatzënë me ty. Tashmë e kam kuptuar se është në rregull të ndihem keq për çfarë humba. Duket sikur pavarësisht kohës dhe gjërave që do kaloj, asnjëherë nuk kam për ta mbushur hendekun që më ka lënë humbja jote. Kështu që kam vendosur që atë hendek në zemrën time ta lë përgjithmonë bosh, aty ku është, të paprekur.

Nuk do të mundohem fare ta mbush më kot kur e di se do të jetë përsëri aty.Është hapsira jote, ndaj do ta lë të lirë veç për ty. Do të të mbaj ty gjithmonë aty, në atë hapsirë të zemrës time.”

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme