Google ADS

Skënderbeu: Partizani mbrohet nga politika

13:54 | 20 Gusht 2018
Arbresh.info

Klubi i Skënderbeut ka reaguar menjëherë pas akuzave të Partizanit në lidhje me incidentin e ndeshjes së luajtuar ditën e premte ndërmjet tyre dhe “demave”. Fitorja e korçarëve doli në plan të dytë, pasi “lufta” mes tifozëve mori vëmendjen kryesore.

Nëse në stadium tifozët u përleshen mes tyre, tani janë klubet që po sulmojnë njëra-tjetrën me deklarata. Fillimisht ishin “demat” që akuzuan korçarët për incidentet, ndërsa tani ka ardhur reagimi shumë i ashpër i kampionëve.

“Bilanc lufte në 4 vitet e fundit! Ata që viktimizohen dhe përgjegjësinë e tyre prej vitesh e adresojnë te të tjerët duke trilluar dhe skenarë të formave të ndryshme në 4 vite e fundit gjatë transfertave në Korçë kanë shkaktuar minimalisht 3 milionë lekë dëme materiale dhe me dhjetra të plagosur.

“Kur do vijë momenti që përgjegjësia t’iu kalojë atyre që shkaktojnë trazira? Atyre që dhunojnë, shkatërrojnë stadiume dhe rrezikojnë jetën e qindra fëmijëve dhe sportdashësve të tjerë të cilët 90’ minutat e takimit i shohin vetëm si mënyrë argëtimi dhe jo lufte.

“Nuk mund të jenë ende të paprekshëm grupime me prapavijë dhe mbështetje politike, i njëjti grupim që shkaktoi trazirat ditën e premte në Korçë duke përfituar nga paprekshmëria kanë shkaktuar të njëjtin incident thuajsë në të gjitha stadiumet e Kategorisë Superiore.

“Është fakt! E njëjta tifozëri, ka shkaktuar incidente të ngjashme edhe me prezencën e forcave të policisë në pjesën e brëndshme të stadiumit duke përfituar nga paprekshmëria dhe duke qënë vazhdimisht të privilegjuar nga mbështetja politike.

“Në stadiumet Shqiptare nuk mund të ketë më të paprekshëm me prapavije politike. Ata që prej vitesh dëmtojnë investimet tona, dhunojnë pronën privatë, prishin qetësinë publike dhe mbi të gjitha largojnë tifozët nga stadiumet“, –  shkruhet në një pjesë të deklaratës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme