Google ADS

Patriarku serb Irinej i lutet “Zotit” që t’ia kthej Kosovën Serbisë

13:45 | 20 Gusht 2018
Arbresh.info

Patriarku fashist i Serbisë Irinej tha sot  se çështja e Kosovës, nuk duhet të zgjidhet shpejt dhe se Serbia nuk duhet të heqë dorë nga lufta për të ruajtur atë pjesë të territorit të saj.

Patriarku serb Irinej tha se Kosova, populli serb dhe tempujt e saj të shenjtë,  nuk mund të lihet në mëshirën e atyre që deri dje tkanë shkatërruar dhe shtypur.

“Kjo tokë është larë me gjakun e martirëve dhe lotëve të krishterë dhe për këtë arsye ne duhet t’i lutemi Zotit që të mos shkatërrojë tokën tonë të shenjtë. Për mijëra vjet populli serb jeton në Kosovë. Ai ngriti atje vendet e shenjta. Ai zbukuroi, dhe sot fuqitë e kësaj bote duan që të marrin Kosovën, të marrim, ndërsa ata e pushtuan”, tha i ashtu-quajtur Patriarku i krishter serb Irinej.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme