Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u zotua të luftojë “sulmet ekonomike” kundër vendit të tij gjatë mesazhit të urimit në prag të ditës së Kurban Bajramit duke injoruar sulmin me armë që iu bë ambasadës amerikanë në Ankara.
Sulmet ndaj ekonomisë sonë nuk ndryshojnë nga sulmet e flamurit, qëllimi është i njëjtë, qëllimi është që Turqia dhe populli turk të gjunjëzohen dhe të mbahen në robëri.
Më tej, Erdogan dha mesazhin e unitetit midis kombit turk.
“Ata që u përpoqën të bënin Turqinë të përkuleshin para tyre duke përdorur grupe terroriste, tradhtarë midis nesh dhe komploteve, së shpejti do të shohin se Turqia nuk do të heqë dorë nga kurset e këmbimit”, tha Erdogan.
Erdogan shprehu lutjet e tij edhe për të lënduarit në Palestinë, Siri, Azinë Jugore, Turkistan dhe pjesë të tjera të botës duke injoruar faktin që në orët e para të mëngjesit ambasada amerikane u qëllua me armë zjarri.
Sulmi drejt ambasadës amerikane vjen në një kohë kur marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Turqisë nuk janë në kohën e tyre më të mirë.
Presidenti Trump ka nxitur tarifat për importin e aluminit dhe çelikut në vend, ndërsa nga ana e tij, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Uashingtonin për sulme të qëllimshme ndaj ekonomisë së Ankarasë për këtë arsye ai i ka kërkuar popullit të tij të heqë dollarin nga qarkullimi në mënyrë që edhe SHBA-të të ‘ndëshkohen’ për sulmet drejt Ankarasë zyrtare.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...