Sipas prokurorisë. sot rreth orës 00:15, ka ndodhur një rast vrasje, në rrugën ”Ali Ibra” P.N në Gjakovë, për momentin në rrethana të panjohura. Viktima e rastit është një grua e moshës rreth 61 vjeçe, R. Sh.
“Ngjarja ka ndodhur në ballkonin e shtëpisë së tashmë të ndjerës, ku viktima dyshohet që është qëlluar nga arma e zjarrit me një të shtënë në gjoks, i cili ka qenë vdekjeprurës. Dyshohet që vrasjen e ka shkaktuar bashkëshorti i saj Xh. Sh, i cili për momentin është në arrati”, thuhet në komunikatë.
“Viktima nga ana e fëmijëve të saj është dërguar në spitalin e qytetit të Gjakovës, ku nga ana e mjekëve është konstatuar vdekja e saj. Në momentin kur ka ndodhur rasti në ballkonin e shtëpisë, kanë qenë vetëm viktima dhe bashkëshorti i saj. Trupi i pa jetë është dërguar për autopsi”, tha Prokuroria.
Më herët, Policia e Kosovës tha se pak minuta pas mesnatës, në orën 00:05, Stacioni Policor në Gjakovë përmes telefonit është njoftuar nga Emergjenca e spitalit se kanë pranuar një person të lënduar me armë zjarri.
Menjëherë policia ka shkuar në Emergjencë dhe nga mjeku kujdestar ju ka konfirmuar se personi i plagosur nga arma zjarrit veç kishte vdekur .
“Policia me të gjitha njësitë relevante ka marr të gjitha masat me qëllim të hetimit dhe zbardhjes së këtij rasti dhe përmes hetimeve të para ka kuptuar se rasti ka ndodhur në Gjakovë në rrugën ,,Ali Ibra” në familje. Sipas deklaratave të familjarëve derisa në ballkon të shtëpisë bisedonin burrë e grua Xh.Sh, egjiptas/kosovar si dhe R.Sh e moshës 61 vjeçare, egjiptase/kosovare, është dëgjuar një e shtënë me armë”, thuhet në komunikatën e Policisë në rajonin e Gjakovës.
Komunikata thotë se familjarët menjëherë kanë dalë dhe e kanë vërejtur babanë e tyre duke bërë përpjekje të ndihmonte të plagosurën-nënën e tyre të cilën ata e kanë transportuar në qendrën emergjente në spitalin e Gjakovës, ku nga plagët e marra pas pak viktima kishte vdekur.
Policia në vend ngjarjes ka gjetur armën me të cilën dyshohet se është plagosur viktima.
“Sipas deklaratave të familjarëve respektivisht fëmijëve të tyre bashkëshortët kanë jetuar në harmoni dhe nuk kanë pasur probleme në mes vete dhe dyshimet e tyre janë se rasti ka qenë aksidental dhe se nëna e tyre në atë moment ka qenë duke e pastruar armën me të cilën dyshohet se është kryer vepra”, thuhet në komunikatë.
Bashkëshorti i viktimës ishte larguar nga shtëpia dhe më vonë është arrestuar nga policia në lagjen e tij dhe bazuar në deklaratën e tij viktima kishte pasur armën në dorë të cilën ishte duke e pastruar dhe aksidentalisht i ka shkrepur.
Policia tha se ai ka deklaruar se ishte larguar nga shtëpia për shkak të gjendjes së rëndë emocionale.
Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore për autopsi dhe në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin rasti po hetohet nga Sektori Rajonal për hetime nga drejtoria rajonale e policisë në Gjakovë.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...