Google ADS

Baby G konfirmon duetin me këtë reper

12:09 | 20 Gusht 2018
Arbresh.info

Gordana Kingji e njohur për publikun si Baby G, është emër i dashur në estradë.

 

Këngëtarja tash e një kohë ka paralajmëruar një projekt të ri, por nuk ka dhënë shumë detaje rreth tij, shkruan lajmi.net.

Në medie kishte qarkulluar një lajm se Baby G po realizon duet me reperin Stresi, por asgjë nuk ishte konfirmuar.

Megjithatë, ishte këngëtarja ajo e cila përmes rrjeteve sociale njoftoi se do të bëjë duetin që është paralajmëruar me Stresin.

Bashkë me ta, në duet vjen edhe një artist i ri, emrin e të cilit këngëtarja nuk ka preferuar ta bëjë publik.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme