Presidenti i La Ligas, Havier Tebas vazhdon me sulmet ndaj klubeve të njohura, të cilat kanë shpenzuar shifrat të çmendura në merkato, për të afruar lojtarë cilësorë.
Tebas tërheq vëmendjen dhe tregon se nuk duhen dënuar vetëm klubet shqiptare, çeke apo ato turke.
Presidenti spanjoll i referohet dënimit të Tiranës, për sa i përket Fair Play Financiar.
Është i vetmi nga shqiptaret që u bë publik në faqen e UEFA-s.
“Duhet t’i bëjmë vetes pyetjen se pse disa klube fryjnë shifrat e transferimeve të lojtarëve. E kam fjalën për PSG, por edhe për Juventus që mori Ronaldon, apo Interin që nuk ka para, por i ofron shifra të çmendura Luka Modriç”, deklaroi Tebas.
“Transferimi i Neymar te PSG është një mashtrim. Vetë PSG është një mashtrim, ashtu si Manchester City”.
“Nuk na shërben që të dënohen klubet shqiptare, çeke apo ndonjë turk. Industria e futbollit në Europë ka probleme të mëdha dhe është në rrezik”, shtoi ai
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...