Bankat qendrore të Turqisë dhe Katarit në kryeqytetin Doha kanë nënshkruar një marrëveshje për këmbim të monedhës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve të bankës qendrore turke, hapi i parë është marrë pasi të mërkurën e kaluar Katari premtoi 15 miliardë dollarë investime në Turqi.
Marrëveshja synon rritjen e bashkëpunimin dypalësh midis dy bankave përmes vendosjes së një linje të dyanshme të këmbimit të monedhës.
Ajo do të sigurojë likuiditet dhe mbështetje për stabilitetin financiar, si dhe do të lehtësojë këmbimin e tregtisë përmes Turqisë dhe Katarit. Marrëveshja po ashtu do të kontribuojë në pasurimin e rezervave të të dy vendeve.
Financimi për fazën e parë të marrëveshjes pritet të jetë me vlerë 3 miliardë dollarë.
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...