Një hap në zgjidhjen e problemit të Kosovës do të mund të bëhet në nëntor, kur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të mundësinë për t’u takuar në Paris me homologun e tij francez, Emmanuel Macron dhe atë amerikan, Donald Trump.
Gjegjësisht, siç shkruan gazeta serbe “Vecernje Novosti”, president i Serbisë, Franca dhe Shteteve të Bashkuara do të marrin pjesë më 11 nëntor në një paradë të madhe ushtarake në kryeqytetin e Francës me rastin e 100-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore, transmeton Klan Kosova.
“Vuçiq do ta shfrytëzojë rastin që me disa nga liderët botërorë të shkëmbejë pikëpamjet rreth Kosovës dhe të përpiqet të fitojë mbështetjen e tyre për një zgjidhje kompromisi për Kosovën”
“Takimet në Paris mund të nxjerrin në pah ofensivën diplomatike të Vuçiqit për Kosovën, për shkak se vetëm pak ditë më parë në lidhje me problemet në Kosovë, ai do të flas me presidentin rus Vladimir Putin, i cili vjen në Beograd në një paradë ushtarake të organizuar nga Serbia, edhe me rastin e shënimit të një shekulli që nga fundi i Luftës së Madhe”, shkruan kjo gazetë, transmeton Klan Kosova.
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...