Ndërhyrje brutale, Iniesta “masakrohet” në Japoni

08:59 | 20 Gusht 2018
Arbresh.info

Mitsuki Saito, lojtari i Shonan Belmares në Japoni, i ka shkaktuar një ndërhyrje brutale Iniestërs, në ndeshjen që ekipi i spanjollit, Visel Kobe, fitoi 2-0.

Gjyqtari fishkëlleu për faull, por nuk e ndëshkoi as me karton të verdhë Saiton.

Pasi mori një goditje e cila i preku ligamentet e gjurit, Iniesta u ankua me tërbim pasi i ishte druajtur më të keqes.

Megjithatë, spanjolli ishte në gjendje ta vazhdojë ndeshjen dhe luajti plot 90 minuta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme