Kofi Annan, si kërkoi falje për Srebrenicën

01:34 | 20 Gusht 2018
Trina Galanxhi

Presidenti ganez Nana Akufo-Addo, shpalli shtatë ditë zi për vdekjen e ish-sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan, i lindur këtë vend.

Akufo-Addo udhëroi që flamuri kombëtar të ulet në gjysmë shtize dhe shprehu keqardhjen e tij të thellë për vdekjen e Annan.

“Me pozitën dhe sjelljen e tij në skenën globale, ai i dha emër vendit tone në botë”, tha presidenti i Gana-s.

Annan u lind në vitin 1938 në Gana dhe ishte i shtati Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, me mandat nga viti 1997 deri në vitin 2006, dhe më vonë në pozitën e të dërguarit të posaçëm të OKB-së për Sirinë.

Anan, së bashku me Kombet e Bashkuara, fitoi Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2001 për “punën drejt një bote më të organizuar dhe paqësore”.

Kur festoi ditëlindjen e tij të 80-të në prill, ai paralajmëroi se në botën e sotme nuk ka udhëheqës të mjaftueshëm të fortë të aftë për t’u marrë me problemet globale.

“Kemi pasur vështirësi në të kaluarën, por në disa raste i kemi zgjidhur ato në sajë të liderëve të fortë. Unë jam një optimist i pasionuar, unë kam lindur si një optimist dhe gjithmonë do të jetë optimist. Kur humbin shpresën, kemi humbur të gjitha dhe kështu unë kërkoj që shpresa të mbahet në jetë”, tha Anan.

Një vlerësim për Kofi Annan dha dhe kreu aktual i OKB-së, Antonio Guterres, të cilin i ndjeri e emëroi si kreun e kësaj e agjencisë për refugjatët në këtë organizatë.

“Në shumë mënyra, Kofi Annan ishte shpirti i OKB-së. Ai u ngjit në krye të organizatës duke futur atë në mijëvjeçarin e ri me dinjitet dhe vendosmëri të pashoqe”, tha Guterres.

Por jo gjithçka ishte e shkëlqyer në karrierën e tij diplomatike

Si kreu i operacioneve paqeruajtëse të OKB-së, Annan u kritikua për dështimin e kësaj organizate në ndalimin e gjenocidit në Ruandë në vitet ’90 dhe në Srebrenicë në vitin 1995.

I dërguari për ish-Jugosllavinë, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Boutros Boutros-Ghali, i cili e udhëhoqi organizatën para Annan-it, më vonë kërkoi falje për atë që e quajti dështim të OKB-së në luftërat që pasuan shpërbërjen e Jugosllavisë.

Dhe ishte vetë Annan, që më pas do pranonte fajin e kërkonte ndjesë për gjithë tmerret n ëish-Jugosllavi.

“Vrasjet masive në ish-Jugosllavi dhe Ruandë janë një turp për OKB-në, për shkak se krimet e tmerrshme të kryera para syve të ushtarëve tanë. Ne ishim në gjendje për të parandaluar këto krime, por në vend të kësaj, ne tërhoqëm trupat tona”, tha Anan në një konferencë ndërkombëtare Stokholm, mbi parandalimin e gjenocidit./tesheshi.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme