Vazhdon sulmi ndaj Meghan Markle prej familjarëve, kësaj rradhe ankohet xhaxhai

01:16 | 20 Gusht 2018
Trina Galanxhi

Xhaxhai i Meghan Markle ka folur për mediat së fundmi dhe ka treguar se sa i lënduar ka mbetur nga fakti që nuk mori ftesë për dasmën. “Do ta shoqëroja me gëzimin më të madh në altar,” është shprehur ai.

Ish diplomati i SHBA, Michael Markle këmbëngul që edhe pse shëndeti i tij po përkeqësohet, ai do të kishte fluturuar në kontinentin tjetër nga shtëpia e tij në Florida.

Babai i Meghan, Thomas Markle lajmëroi që nuk do të shkonte në dasmë prej një ataku në zemër, ndër Michael, vëllai i tij i madh vuan nga sëmundja e Parkinstonit, por kjo nuk do ta kishte ndaluar t’i kryente nderimet mbesës dhe princ Harry-t ditën e dasmës.

Michael ka thënë se ai e ka mbështetur Meghan-in gjithmonë dhe ka bërë shumë për të, ndoshta më shumë se kushdo tjetër.

“Kam folur personalisht me Ambasadorin e Argjentinës për të. Unë i sigurova një internship të rëndësishëm në Ambasadën e SHBA në Argjentinë kur ishte 20 vjeç.”

Mamaja e Meghan, Doria Ragland është e vetmja antare e familjes së saj që u ftua në dasëm. Në intervistën e tij, Michael tha se ndoshta mbesa e tij është udhëzuar të bëjë përjashtime për familjarët që do të marrin ftesa.

“Mendoja që do të merrja, por nuk dëgjova prej saj. Nuk e di nëse Familja Mbretërore ka patur influencë mbi të. Ata s’pranuan askënd tjetër ndaj s’mund të bënin përjashtim për mua,” ka thënë ai.

Intervista e Michael vjen menjëherë pas disa deklaratash ofenduese për Meghan që duket se nuk do të mbarojnë kurrë nga i ati, Thomas dhe e motra Samantha Markle. Kjo e fundit po shkruan edhe një biografi me titull “Nën Hijen e Dukeshës.”

Thomas Markle nga ana tjetër vazhdon sulmet ndaj të bijës pasi u ndëshkua nga Meghan dhe Familja Mbretërore për gabimet e tij. Ai kishte inskenuar për paparazzët disa fotografi, ku dukej sikur po shikonte fotot e fejesës dhe po qepte kostumin e dasmës, duke dhënë kështu informacione të paautorizuara nga Familja Mbretërore në këmbim të parave. Xhaxhai i Meghan, Michael, këngënbul që përveç të ëmës që i qëndron pranë gjithmonë, ai është i vetmi pjestar i familjes që ka treguar bësnikëri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme