Rreth 2 milionë pelegrinë nga e gjithë bota u përballën me rrebeshe shiu të dielën në Arabinë Saudite, në prag të nisjes së pelegrinazhit të Haxhit.
Besimtarët mbërritën në Arabi javën e kaluar për ritualin 5-ditor, që ripërshkon rrugën që Profeti Muhamed bëri 14 shekuj më parë. Shirat dhe stuhitë detyruan pelegrinët që të mbroheshin në tenda dhe të kalonin nëpër pellgje.
Disa u lutën në Xhaminë e Madhe para se të shkonin në zonën e Minës ose në drejtim të Malit Arafat, në lindje të Mekës. Pelegrinët do të mbërrijnë të hënën në mëngjes në Malin Arafat.
Autoritetet janë përgatitur prej muajsh për të garantuar sigurinë e pelegrinëve, tha ministri i Shëndetësisë Taëfiq al-Rabiah për Reuters, me më shumë se 30 000 punonjës shëndetësorë që veprojnë në 25 spitale dhe ofrojnë shërbime falas mjekësore, duke përfshirë procedura komplekse të tilla si operacioni i hapur i zemrës./tch/
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...