Një hulumtim i fundit ka zbuluar se një bimë tradicionale që jeton në xhungël mund të krijojë përvojë “pranë vdekjes” kur të konsumohet.
Ayahuasca, e cila rritet në Amerikën Qendrore dhe Jugore, dhe pihet në gjendje të lëngët, përdoret për të krijuar drogën psikodelike të njohur si Dimethyltryptamine (DMT).
Dhe ndërsa droga është e paligjshme në shumicën e vendeve, lidhja e saj me spiritualitetin është e pranuar gjerësisht.
Hallucinogjeni i fuqishëm zakonisht përdoret për qëllime ceremoniale në Amerikën e Jugut dhe ka fituar pseudonimin “molekula e shpirtit”.
Një studim ka gjetur një “dallim të madh” midis efekteve të drogës, dhe përshkrimet e të ashtuquajturave përvoja pranë vdekjes (NDEs).
Studiuesit nga Imperial College London i ofruan bimën DMT 13 vullnetarëve, të cilët më pas edhe iu nënshtruan një pyetësori.
Përgjigjet e tyre u krahasuan me ato të 67 personave, të cilët kishin pasur edhe më parë përvojë ‘pranë vdekjes’.
Të dy grupet kanë raportuar që kanë parë një dritë të madhe dhe përjetuar ‘ndjenjën jashtë trupit’.
Një tjetër person kishte thënë se ka udhëtuar nëpër një ‘boshllëk’, paqë të brendshme dhe ka pasur ndjenjën sikur kishte kaluar në një botë të re.
Ngjashmëritë ndodhin sepse droga dhe ‘përvoja afër vdekjes” shkaktojnë procese të ngjashme në tru.
Dr Robin Carhart-Harris, autori kryesor i studimit në revistën “Frontiers in Psycology”, tha për MailOnline se studimi i efekteve të DMT do të ndihmonte shkencëtarët ‘të kuptonin më mirë psikologjinë dhe biologjinë e vdekjes’./arbresh.info/
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...