Në fund të këtij muaji pritet të largohet pagesa prej 10 centëve për secilën hyrje në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar ushtruesi detyrës së krye shefit ekzekutiv në Stacionin e Autobusëve Emin Sylejmani.
Prej 17 shtatorit, të vitit të kaluar secili udhëtar që udhëton prej Prishtinës drejt qyteteve tjera në Kosovë obligohet të paguajë 10 centë taksë për Stacionin e Autobusëve.
Ky vendim i udhëheqjes së Stacionit ishte marrë pasi kishin dështuar të vendosin shitjen e biletave në mënyrë digjitale.Tani kur kanë kaluar gati një vit, kjo tarifë pritet të hiqet.
Vendimi i menaxhmentit për pagesën në sportele solli pakënaqësi tek shoferët dhe udhëtarët. Si pasojë e kësaj, ka pasur edhe protesta dhe greva, ku autobusët nuk kanë hyrë fare në stacion./T7/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...