Guardiola i përgjigjet “ashpër” Mourinhos rreth kritikave për dokumentarin

20:57 | 19 Gusht 2018
Arbresh.info

Dokumentari i xhiruar nga skuadra e Manchester Cityt për sezonin e kaluar duket se nuk i ka pëlqyer Jose Mourinhos.

Portugezi “thumboi” skuadrën lokale të qytetit duke deklaruar se “nuk mund të blihet klasi” dhe se për të qenë dokumentari i mirë nuk duhet të jesh mosrespektues.

Kndrejt këtyre deklaratave ka reaguar sot Pep Guardiola, i cili deklaroi se ai ishte një dokumentar që nuk kishte për qëllim të shfaqte mosrespekt ndaj askujt.

“Dokumentari po xhirohej për ne. E bëmë për vete dhe fansat që ta shohin se çfarë ndodh në dhomat e zhveshjes. Kaluam një sezon të mrekullueshëm nën vëzhgimin e kamerave” ka deklaruar Guardiola.

“Është një klub që po përpiqet të rritet dhe duke tentuar të fitojë sa më shumë tituj. Disave do t’iu pëlqejë disa të tjerëve jo” ka vazhduar strategu spanjoll.

Pas fitorë 6:1 ndaj Huddersfield, me ironi Guardiola tha “Pajtohem me Mourinhon, klasi nuk mund të blihet”.

Jose Mourinho me skuadrën e tij u mposhten nga Brighton me rezultat 3:2.

City sezonin e kaluar u shpall kampion i Premierligës dhe theu rekordin duke arritur shifrën e 100 pikëve brenda një sezoni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme