Ministrja e Integrimit Europian Dhurata Hoxha thotë se BE tashmë e ka në agjendë liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Komisioni LIBE është hapi i radhës dhe ky komision menjëherë pas pushimeve verore, në fund të gushtit, në fillim të shtatorit e ka agjendën e caktuar të takimeve dhe aty duhet të jetë edhe çështja e Kosovës, pra liberalizimi i vizave”, tha Hoxha.
Ndërkohë Ministrja Hoxha është e bindur se tashmë Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret edhe pse thotë se nevojitet vazhdim i reformave sidomos në drejtësi.
“Patjetër që duhet të tregojmë përkushtimin tonë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vazhdimësi’, tha Hoxha për televizionin publik.
Ndër të tjera Ministrja Hoxha ka paralajmëruar se në fillim të muajit shtator ajo dhe akterët e tjerë institucional do të nisin vizita në vende të ndryshme të Bashkimit Europian për t’i bindur vendet anëtare pasi vendimi final për vizat merret në Këshillin e Ministrave të BE’së e ku janë të përfaqësuara shtetet anëtare të BE’së./RTK/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...