Ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Lazios, francezi Djibril Cisse është kthyer në Itali dhe do të luajë për klubit e ri, Vicenzën, e cila do të bëjë gara në Serie D.
37-vjeçari, i cili në 41 paraqitje për Kombëtaren e Francës i kishte shënuar nëntë gola, e ka ndërmend ta vazhdojë karrierën në Itali.
Ai i kaloi tri vite në Liverpool para se luante për Marseille dhe Sunderlandin dhe ta kalonte një periudhë të shkurtër në Lazio. Më pas, Cisse luajti edhe për QPR, Al Gharafa, Kuban Krasnodar, Saint-Perroise dhe Yverdon-Sport.
Cisse njoftoi se ka nënshkruar me klubin e ri, AC Vicenza 1902, e cili u themelua këtë verë pasi klubi i Vicenzës bankrotoi.
Për shkak të kësaj, më shumë gjasë klubi i ri do të regjistrohet për të luajtur në Serie D këtë sezon – divizionin amator – dhe jo në Serie C, që është profesional.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA