Edicioni 2018/19 në Ipko Superligën e Kosovës në futboll është hapur të shtunën me ndeshjen Feronikeli – Trepça ’89, takim që përfundoi me rezultat 1:1.
Xhiroja e parë në elitën e futbollit kosovar të dielën na sjell katër duele interesante.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita, në stadiumin e qytetit në Gjilani e sfidon KEK-un e rikthyer në këtë edicion në Superligë.
Në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, Llapi e pret Drenicën në një duel tjetër të nxehtë.
Në Prizren luhet sfida e fqinjëve Liria – Ballkani derisa në Prishtinë ballafaqohen Flamurtari dhe Ferizaj.Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 16:45.
Java e parë mbyllet të hënën me ndeshjen Prishtina – Gjilani që luhet nga ora 19:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç