Rritet numri i të vdekurve nga reshjet në Indi

13:31 | 19 Gusht 2018
Arbresh.info

Sipas lajmeve në mediat lokale, numri i të vdekurve është rritur në 386 persona nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga reshjet e dendura në Kerala të Indisë.

Deri më tani 220 mijë persona janë vendosur në qendrat e strehimit për shkak të reshjeve që vazhdojnë që 12 ditë në rajon, përcjell Telegrafi.

Këtë vit në shtatë shtete të Indisë gjatë sezonit të shirave munsonë, kanë humbur jetën mbi 1,000 persona.

Instituti Meteorologjik i Indisë njoftoi se prej nesër reshjet do të zvogëlojnë intensitetin. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme