Për Gianluca Ardini-n, tashmë ishte bërë e zakonshme që të kalonte pothuaj çdo ditë në urën Morandi, arterien kryesore të qarkullimit rrugor mes Genova-Ventimiglia dhe Genova-Milano.
Ashtu si një ditë më parë, tregtari 29-vjeçar nga Marassi i kishte hipur fugonit të tij për të shkuar në punë, pa e ditur se e ndante një hap nga vdekja, e cila u mori jetën 41 të pafajshmëve paraditen e 14 gushtit, mes të cilëve edhe shqiptarët Marius Djerri dhe Admir Bokrina.
‘’Akoma nuk mund ta besoj atë që ka ndodhur. Këto ditë jam përpjekur të mos shoh fare televizor dhe të mos kontrolloj shtypin online dhe rrjetet sociale. Dua të besoj se nuk ka ndodhur asgjë, që është thjesht një ëndërr e keqe dhe që ndodhem në spital për një kontroll rutinë. Por e vërteta është ndryshe. Mund të isha edhe unë mes viktimave, por dashuria e tim biri që pritet të vijë në jetë javës tjetër më shpëtoi. Po ecja me shpejtësi mesatare rreth 60km/h kur papritur ndjeva një zhurmë të fortë. Pashë veten duke rënë dhe në ato momente nuk mbaj mend asgjë.’’, -përshkruan 29 vjeçare për ‘’Il fatto quotidiano”.
Sipas forcave të shpëtimit, pas shembje së urës Gianluca ka qëndruar i varur mbi rrënojat e saj në një lartësi prej 20 metrash deri në momentin që u bë i mundur evakuimi i tij dhe dërgimi i menjëhershëm në spital. Vetë mjekët mbetën të habitur kur vunë re se gjendja e tij ishte e qëndrueshme dhe kishte vetëm një frakturë në shpatull.
‘’Kjo është një mrekulli. Nuk mund ta besoj që ai është mes nesh. Dashuria e djalit tonë i dha forcë. Jam e bindur që do të jetë një baba i mrekullueshëm.”, -përfundon e dashura e tij shtatzënë Giulia.
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...