Një nga tiparet përcaktuese të iPad Pro është mbështetja për Apple Pencil, që për një kohë të gjatë ka marrë komente jashtëzakonisht të favorshme. Sidoqoftë, kjo veçori gjithashtu mundësoi pyetjen nëse funksioni mund të lansohet edhe për iPhone, diçka që stuhia e thashethemeve ka sugjeruar kohëve të fundit.
Duket se kjo stuhi po fiton vrull, sepse sipas një raporti nga Daily Economic News nga Kina (nëpërmjet Cult of Mac), duket se Apple mund të ketë nënshkruar kontratë me një furnizues të ri nga Tajvani për një stilolaps dixhiital në modelin e ardhshëm iPhone.
Raporti pohon se kompania në pyetje është Elan, të cilët me sa duket do të furnizojnë procesorë që kanë të bëjnë me stilolaps për dy iPhone X të gjeneratës së ardhshme. Nëse thashethemet duhet të besohen, këtë vit vetëm iPhone më i madh prej 6.5 inç do të mbështes Apple Pencil.
Supozojmë se kjo ka kuptim pasi që ekrani më i madh do ta bëjë stilolapsin dixhital më të dobishëm, përkundër përpjekjes për të përdorur një majë shkruese me një ekran më të vogël. Eshtë e panevojshme të thuhet se asnjë nga këto thashetheme nuk mund të konfirmohet në këtë moment kështu që është ndoshta më së miri që të marrim këtë spekulim me një dozë skepticizmi, tani për tani.
iPhone 2018 parashikohet të shpallet zyrtarisht në javën e dytë të shtatorit, kështu që nuk do të jetë shumë gjatë derisa të marrim të gjitha detajet.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?