A u lind apo jo më 28 nëntor komandanti Adem Jashari? Vazhdon debati në mes Spahiut e Jasharit

10:49 | 19 Gusht 2018
Arbresh.info

Analisti Nexhmedin Spahiu, nxiti debat në opinion rreth ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari.

Spahiu deklaroi se Jashari nuk kishte lindur më 28 nëntor, por më 10 tetor.

I menjëhershëm ishte reagimi i Bekim Jasharit, nipit të Ademit, i cili publikoi një dokument nga koha e UNMIK-ut, ku shkruhej ditëlindja e komandantit.

Sipas Spahiut, librat amzë shkruajnë se kryeheroi i Kosovës ka lindur më 10 tetor të vitit 1955.

Ai i ka bërë thirrje Jasharit të sulmojë ata që falsifikuan këtë dokument.

“ I dashur Bekim, ky është një dokument i pasluftës ku çdo njeri në Kosovë, përfshi edhe mua kanë menduar se kryeheroi i Kosovës ka lindur më 28.11.1955. Edhe ofiqari kur e ka lëshuar këtë dokument as që ka kqyrë në librat amzë se ka thanë e di unë përmendsh edhe e ka shkrua ashtu.

Por librat amzë po shkruajnë se kryeheroin Kosovës ka lindur me 10.10.1955. Ky reagim i yti po bjen sikur ti po e mbron axhën tënd nga unë, por atë e mbron vepra e tij heroike dhe ti duhesh ti sulmosh ata që falsifikojnë kot më kot se data lindjes nuk i shton vlerë asnjë njeriu.

Dhe së fundi, unë asnjëherë nuk kam thënë që jam gazetar e as që pretendoj të jem gazetar. Me pa dashtë me u bë ndoshta edhe isha bë, po ti mos bjerë viktimë e atyre që duke dashur të më ofendojnë më quajnë gazetar.”, thotë Spahiu në reagimin e tij

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme