Maurizio Sarri po shijon start të mrekullueshëm me Chelsean me dy fitore nga dy ndeshjet e para, përkundër një fitore të shkëlqyer ndaj Arsenalit të shtunën.
Pasi mposhtën Huddersfieldin në hapjen e sezonit, Blutë arritën që t’ia dalin me një fitore prej 3-2 në Stamford Bridge ndaj Arsenalit në ndeshjen e dytë.
Sarri kështu ka startuar në mënyrë të përkryer, por kjo nuk e ka bindur ende atë se është top pretendent për titull.
“Jo, jo në këtë moment. Ne kemi bërë mirë në 25 minutat e parë ,por mendoj se duhet të punojmë”.
“Ne duhet që të përmirësohemi në mbrojtje dhe nuk po flas vetëm për mbrojtësit. Faza defensive e gjithë ekipit, e të gjithë lojtarëve”.
“Nëse bëjmë preison të lartë, atëherë ne jemi në gjendje që të luajmë mirë. Por, në momente tjera, ne nuk kemi qenë në gjendje që të bëjmë presion si duhet. Kështu që, duhet të punojmë dhe të përmirësohemi”.
“Hazard? Është e qartë, ai është lojtar i madh. Por, mendoj se në këtë moment ai nuk është në gjendje të luajë 90 minuta, kështu që brenda një jave ai do të jetë gati të luajë gjithë ndeshjen”, u shpreh Sarri.
Chelsea udhëton javën e ardhshme te Neëcatle në St. James Park./Telegrafi
Autogoli i Leipzigut e bën Interin në Ligën e Kampionëve
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...