Google ADS

Merdare, pritje deri në 6 orë për të dalë nga Kosova

09:12 | 19 Gusht 2018
Arbresh.info

Pushimet verore për të gjithë mërgimtarët, tashmë kanë nisur të përfundojnë dhe kthimi i tyre për në shtet ku jetojnë ka bërë që të ketë pritje të gjata në pikë kalimet kufitare.

Pritje deri në 6 orë për të dalë nga Kosova janë parë edhe sot në pikë kalimin kufitar në Merdare, kurse 1 orë në pikë kalimin kufitar te Dheu i Bardhë.

Pritje më të vogla janë për të hyrë Brenda territorit të Kosovës në këto dy pikë kalime kufitare.

Në Merdare pritjet për të hyrë në Kosovë janë 30 deri 40 minuta, kurse te Dheu i Bardhë 5 deri 10 minuta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme