Google ADS

Moti sot në Shqipëri

07:44 | 19 Gusht 2018
Arbresh.info

Ditën e diel, 19 gusht, moti do të mbetet i paqëndrueshëm; pjesa e parë e ditës do të jetë me diell ndërsa gjatë pjesës se dytë të ditës vranësirat do të marrin zhvillim duke u pasuar nga rrebeshe shiu dhe stuhi në zonën e Ultësirës perëndimore dhe zonën qëndore.

Era do të jetë e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-10m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat min dhe max
Zonat malore 16/33°C
Zonat e ulëta 19/36°C
Zonat bregdetare 21/35°C

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme