Historiani dhe profesori, Jusuf Buxhovi, ka komentuar në lidhje me deklaratat e fundit të presidentit Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh me Serbinë.
Buxhovi në një intervistë për televizionin Syri Vision i ka quajtur serioze dhe të rrezikshme, siç thotë ai, spekulimet e presidentit i cili “qëkur e ka marrë mandatin po e rrezikon më së shumti shtetësinë e Kosovës”.
“Të them të drejtën ato çfarë deklaron Hashim Thaçi, ka një vit e gjysmë prej që është president, në të shumtën e rasteve janë jo serioze, në të shumtën janë deklarata të cilat nuk kërkohen nga një post presidenti. Por ne kemi ardh në një situatë ku kemi ardh, dhe mund të thuhet lirisht se shteti jonë sot rrezikohet më së shumti prej atyre që janë të obliguar që ta mbrojnë, do të thotë prej presidentit. Nuk është hera e parë që presidenti del me deklarata jokushtetuese. Nëse ju kujtohet ishte ajo për FSK-në, për TMK-në, etj, etj, e të cilat shpejtë i tërhoqi. Por kjo e fundit është mjaft serioze. Është serioze në kuptimin sepse shteti i Kosovës megjithatë është një realitet shumë i rëndësishëm për të cilën është angazhuar bota demokratike dhe NATO veçmas, për të cilin janë hedhur edhe bomba, e të cilin objektivisht edhe Gjykata Ndërkombëtare e Hagës pra tre – katër vjetëve e ka jep vlerësimin pozitiv se është në përputhje me vullnetin tonë. Një ngrehinë historike shumë e rëndësishme siç është shteti i Kosovës mund të merret pa asnjë dilemë si e arritura më e madhe historike e shqiptarizmit në shekullin e kaluar, e po vihet në dyshim nga presidenti. Po vihet në dyshim me shumë spekulime të cilat janë të një natyre shumë të rrezikshme jo vetëm për Kosovën por edhe rajonin dhe tutje”, ka thënë Buxhovi.
Profesori tha se çka është edhe më e rrezikshme është fakti se presidenti, sipas tij, spekulon shumë se kinse ka edhe lejen e amerikanëve dhe të tjerëve për korrigjim kufijve me Serbinë, “gjë që nuk është e vërtetë”.
“Këtu gjithsesi mund të shikohet disa çështje që kanë të bëjnë me politikën më të re amerikane pas ndryshimeve në Shtëpinë e Bardhë por askush i mençur mjaftueshëm nuk mund të dyshojë se politika amerikane së paku mund të ndryshojë parametrat kryesorë në Ballkan, veçmas te çështja shqiptare ku objektivisht hapja e kufijve dhe ndërrimi kështu qysh po e prezanton Hashim Thaçi me Vuçiqin, palën serbe, çon te një rikthim i Serbisë tek ideja e saj për Serbinë e Madhe për të cilën as SHBA-ja, as NATO as kërkush nuk është e interesume. Jo për tjetër, se e fuqizon Serbinë, por se hap edhe efekte tjera që është vështirë se do të menaxhoheshin në mënyrë paqësore”, ka thënë Buxhovi për SyriVizion.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë