Serbia momentalisht po investon shuma të mëdha parash në digën e liqenit të Ujmanit (Gazivodës) afër Zubin Potokut në veri të Republikës së Kosovës. Bëhet fjalë për 1 milionë euro.
Sipas një raporti të “B92”, 90 për qind e ujit në këtë liqen vjen nga ujëmbledhësit në Serbinë qendrore.
“Pse hidrocentrali dhe liqeni i Ujmanit janë të rëndësishëm për Serbinë dhe serbët në veri të Kosovës?” , pyet televizioni serb “B92”.
“Liqeni artificial i Ujmanit dhe hidrocentrali afër Zubin Potokut janë nga resurset kryesore energjetike të Serbisë në veri të Kosovës. Liqeni dhe hidrocentrali kanë kapacitet ekonomik, strategjik dhe zhvillimor”, raporton televizion serb, transmeton lajmi.net.
“Liqeni i Ujmanit me hidrocentralin mund të kenë ndikim të madh ekonomik në zhvillimin e veriut të Kosovës pasi mund te sjelle 10 milionë euro në vit te ardhura.
Ujmani është projekti kryesore i shtetit të Kosovës të cilin autoritetet duan të fusin në sistemin energjetik të Kosovës.
Aktualisht hidrocentrali është në pronësi dhe menaxhim të EPS-it serb (Elektro ekonomia e Serbisë).
74.1 për qind e hapësirës së Ujmanit gjendet në territorin e Republikës së Kosovës (në komunën e Zubin Potokut), kurse 25.9 për qind është në territorin e Serbisë (Novi Pazar dhe Tutin).
Në Ujmani gjatë gjithë këtyre viteve ka investuar Serbia.
“Të gjitha investimet në digën e vogël dhe të madhe po bëhen nga buxheti i Serbisë. Aktualisht po bëhet rikonstruktimi i murit në digën e madhe”, ka thënë drejtori i HEC, Vuloviç.
Po kështu, termocentralet e Kosovës në Obiliq varen shumë nga uji i Ujmanit. Tensionet rreth këtij liqeni kanë bërë që aty të vendoset ushtarët amerikanë të KFOR-it. Ata edhe sot janë parë në afërësi të liqeni, raporton B92.
Liqeni i Ujmanit (Gazivodës) gjendet në territorin e Republikës se Kosovës dhe është ndërtuar me fonde të Buxhetit të Kosovës.
Shteti i Serbisë nuk ka bërë asnjë investimnë këtë projekt dhe nuk ka të drejtë ligjore që të pretendojë apo tentojë përvetësimin e këtij gjiganti të akumulimit të ujit, thonë ish-funksionarë të lartë të Kosovës në kohën e komunizmit dhe profesorë universitarë në Prishtinë.
Liqeni i Ujmanit vlerësohet një ndër pasuritë e Kosovës, i cili shtrihet në veri-perëndim të vendit, konkretisht në Komunën e Zubin Potokut, komunë kjo e banuar më shumicë serbe.
Penda e Ujmanit është ndërtuar midis viteve 1979-1984. Liqeni i Ujmanit është më i madhi në Kosovë me sipërfaqe prej 11.9 kilometra katrorë dhe 370 milionë kub ujë.
Hidrocentrali prodhon 35 megawatt për orë energji elektrike, kurse kanali Ibër Lepenc është 49 kilometra i gjatë.
Uji nga ky liqen artificial përdorët për ftohje të termocentraleve në Obiliq, për furnizim me ujë për disa komuna si dhe për ujitje në disa rajone të Kosovës. Në rast të thatësisë si ajo e vitit 2014 uji nga Ujmani përdoret për mbushje të dy liqeneve afër Prishtinës, atij të Batllavës dhe Badovcit.
Kohëve të fundit, zyrtarë nga Beogradi kanë bërë me dije se do të dëshironin ta ndanin Kosovën në vija etnike duke aluduar se Kosova do të mund ta humb Ujmanin.
Ky liqen menaxhohet nga ndërmarrja hidroekonomike “Ibër Lepenc” më seli në Prishtinë, në pronësi të Qeverisë së Kosovës. Në anën tjetër, në Zubin Potok ka një ndërmarrje në pronësi të Serbisë e cila quhet “Ibar” dhe është themeluar në vitin 2002 dhe që Kosovën e konsideron të paligjshme.Gazivoda, shtrirja ne harte
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës