Unai Emery “i qetë” pavarësisht fillimit të dobët

23:01 | 18 Gusht 2018
Arbresh Info

Unai Emery insiston se do të vazhdojë qëndrimin “i qetë” pavarësisht dy humbjeve në detyrë te Arsenali.

Pas disfatës 2 me 0 në Emirates nga Manchester City, Arsenali i Unai Emery u mposhtë mbrëmjen e sotme (e shtunë) ndaj Chelsea me rezultat 3 me 2, shkruan portali arbresh.info.

Kur është pyetur se si ndihet me fillimin e dobët sezonin e ri, Emery u përgjigj:

“I qetë. Mendoj se ne duhet t’i dhurojmë këtë qetësi lojtarëve dhe të vazhdojmë të punojmë”

“E di që kemi nevojë të përmirësohemi me disa gjëra. E di se duhet të shtyjmë lojtarët të punojmë, por për mua, këtu ishin shumë gjëra pozitive në ndeshjen e parë kundër Manchester Cityt. Ishte e qartë që ne kemi dallim të mëdha nga ata”

“Mendoj, sot, tashmë skuadra pas disavantazhit 2 me 0, reagoi shumë mirë”

Pedro realizoi golin e fitores për “Blutë” në minutat e fundit të takimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme