Fillimi i Unai Emery doli të jetë i paparashikueshëm.
Pavarësisht shpresave të mëdha nga tifozët e gjigantit londinez, trajneri spanjoll ka nisur mjaftë dobët sezonin e ri në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Pas disfatës në takimin e parë këtë edicion kundër kampionit – Manchester City, që i mposhti në Emirates me rezultat 2 me 0, Arsenali është mposhtur edhe në takimin e sotëm (e shtunë).
Skuadra nën udhëheqjen e Unai Emery pësoi disfatë me rezultat 3 me 2 në takimin si mysafirë ndaj Chelseas, ndonëse arritën fillimisht të kthehen nga disavantazhi prej 2 me 0 në 2 me 2.
Por, Pedro i dha fund gjithçka në fund duke realizuar golin e fitores.
Dhe, Arsenali ka humbur për herë të parë dy ndeshjet e para të sezonit që nga viti 1992/93.
Diçka e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë gjatë epokës së trajnerit francez Arsene Wenger./arbresh.info/
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...