Katari akuzon Arabinë Saudite që po bllokon qasjen në haxh

19:29 | 18 Gusht 2018
Arbresh.info

Katari ka akuzuar Arabinë Saudite që është duke ndaluar shtetasit e saj nga performimi i haxhit të këtij viti, akuzë të cilën zyrtarët sauditë e mohojnë.

Rreth 1,200 shtetas katarianë janë lejuar të marrin pjesë në pelegrinazh nën një sistem kuotash, por zyrtarët e Katarit thonë se është bërë e pamundur regjistrimi për ngjarjen vjetore fetare, transmeton portali arbresh.info.

Arabia Saudite, së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejnin dhe Egjiptin kanë prishur marrëdhëniet me Katarin në qershor të vitit 2017 dhe kanë vendosur shtetin e Gjirit në një bllokadë tokësore, detare e ajrore.

Shtetasit e Katarit gjithashtu e kanë të ndaluar të shkojnë në këto shtete, por Riadi pretendon që kanë bërë përjashtim për haxhin.

Në qershor, ministria saudite për haxhin njoftoi hapjen e një ueb faqeje, ku lejoheshin katarianët të regjistrohen për pelegrinazh. Megjithatë, ata në Katar thonë se regjistrimi është i pamundur./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme