Gjatë mbrëmjes është djegur tenda e OJQ-së Rona, e cila promovon produkte vendore të bëra nga gratë e Kosovës.
Për të parë nga afër gjendjen ka shkuar edhe zëvendësministri i brendshëm Selam Shkodra, i cili ka takuar njërin nga përfaqësuesit e organizatës ‘Tika’ që janë organizatorë të “Bashkë Mundemi”, raporton arbresh.info.
Koordinatori i zyrës së Tika-së Hasan Burak Ceran ka kërkuar që t’u ofrohet më shumë siguri.
Ndërkohë zëvendësministri Selam Shkodra tha se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që t’u ofrohet siguri të gjithëve. Kurse për ata që kanë kryer këtë akt vandal ai tha se do ta marrin dënimin që meritojnë.
“Me rëndësi që ne jemi sot këtu, janë pranua rastet d.m.th. për disa tendenca qëllim këqija, për disa akte vandale, institucionet e vendit kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme, të njëjtit janë duke operuar me shpejtësi me qëllim që të gjitha organizatave, të të gjitha institucioneve që organizojnë aktivitetet siç është ky pranë neve t’iu ofrohet siguri, me qëllim që njerëzit të kenë mundësi të zhvillimit të aktivitetit të tyre, në një shtet dhe ambient normal. Të gjithë ata keqbërësit që kanë guximin me sfidua institucionet e vendit dhe me anë të këtyre akteve, neve ju dërgojmë një mesazh që koha e tyre do të jetë e shkurtër dhe do ta marrin dënimin që meritojnë. Ne jemi partner me institucionet e Republikës së Turqisë, e konsiderojmë njërin nga vendet aleate të Kosovës dhe si të tillë do t’i trajtojmë. Askush të mos guxojë ta testojë aleancën apo sigurinë mes këtyre dy vendeve. Organizatorët i përgëzoj për këtë, dhe ju ofroj ndihmën tonë deri në momentin që të mbarojnë të gjitha aktivitetet e tyre”, u shpreh Shkodra.
Ende nuk dihen motivet e këtij rasti./Arbresh.info/
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën...
PDK sot dorëzon kërkesën në Prokurorinë Speciale për hetimin...
Pas Bitcoin edhe një tjetër kriptovalutë shënon rritje
Sot lansohet masa për mbështetje të punësimit për familjet p...
Sot i jepet lamtumira e fundit dy të rinjëve që u vranë në K...
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...