Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se kanë filluar matjet përfundimtare për punimet në restaurimin e Xhamisë së Çarshisë.
“Pas nënshkrimit të memorandumit me TIKA kanë filluar matjet përfundimtare nga ekspertët e trashegimisë kulturore për punimet në restaurimin e Xhamisë së Çarshisë, e ndërtuar rreth vitit 1392″, ka shkruar Ahmeti në facebook.
Postimi i plotë:
“Pas nënshkrimit të memorandumit me TIKA kanë filluar matjet përfundimtare nga ekspertët e trashegimisë kulturore për punimet në restaurimin e Xhamisë së Çarshisë, e ndërtuar rreth vitit 1392.
Ne fazen e mëhershme janë zbuluar vizatimet origjinale brenda. Ky objekt është pasuri e vërtetë kulturore e kryeqytetit tonë” ka shkruar Ahmeti.
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...