Ferronikeli – Trepça ’89 ndeshja hapëse e Superligës

11:53 | 18 Gusht 2018
Arbresh.info

Nga ora 16:45 do të fillojë IPKO Superliga e Kosovës në futboll dhe sezoni 2018/2019 – është ndeshja Ferronikeli – Trepça në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas që hapë kampionatin.

Kampionati që pritet të jetë më rivalizuesi dhe më interesant që nga pasfufta i sheh të gjitha skuadrat me pretendime për të rivalizuar për kreun.

Kjo vjen pas ndryshimeve të bëra në afatin kalimtar veror ku skuadrat janë përforcuar në mënyrë që të rivalizojnë, ndonëse kalkulimet do të fillojnë vetëm pas pjesës së parë të sezonit.

Nga ora 16:45 në Drenas në stadiumin “Rexhep Rexhepi” do të fillojë sezoni i ri në Superligën e Kosovës mes dy prej skuadrave që kanë bërë më së shumti përforcime.

Ferronikeli ka qenë një prej fuqive më të mëdha investuese ku me 12 transferime ka arritur të përforcojë radhët e veta – të gjithë këta emra të dëshmuar në Superligën e Kosovës, e në mesin e transferimeve është edhe top golashënuesi i edicionit të kaluar, Kastriot Rexha.

Në anën tjetër Trepça ka treguar përvojën në transferimet ndërkombëtare duke marrë lojtarë nga kampionate tjera dhe duke bërë hiç më pak se 17 transferime, një numër i konsiderueshëm.

Të dyja këto skuadra do të shfaqin një lojë tejet konkurruese dhe pretendimet e tyre nuk i kanë mbajtur të fshehura si dy skuadra që kanë fituar titullin në vitet e fundit.

Kampionati vazhdon të dielën me ndeshjet tjera dhe të hënën në mbrëmje nën ndriçimi e reflektorëve. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme