Javeri Tebas ka bërë komente të forta për klubin e Serie A, e ky i fundit është duke u përgatitur për veprim ligjor.
Interi ka konfirmuar që do të ndërmarrin veprim ligjor kundër Javier Tebas, presidentit të La Ligës, transmeton portali arbresh.info.
Në një intervistë për ABC, Tebas kritikoi Interin për kërkimin e klubit të mesfushorit të Real Madridit, Luka Modric.
Madrid është ankuar tek FIFA duke akuzuar Interin se ka bërë afrim ilegal ndaj yllit kroat, e duket se Tebas është futur në këtë zënkë.
Shefi i La Ligës sugjeroi se Interi kishte ofruar Modric “një shumë të madhe parash” pavarësisht se kishte para, akuza këto që kanë zemëruar Nerazzurët.
“Inter njofton se do të marrë masa ligjore kundër z. Javier Tebas përballë deklaratave të bëra sot në shtyp”, thuhet në deklaratën e klubit.
Lega Serie A gjithashtu goditi në Tebas mbi komentet që ai bëri për ABC.
“Lega Serie A është e befasuar dhe e mërzitur nga deklaratat e presidentit LaLiga Javier Tebas,” tha deklarata e ligës.
“Këto komente janë bërë pa pasur njohuri, por dëmtojnë reputacionin dhe vënë në dyshim integritetin e dy klubeve italiane dhe ligës.
“Lega Serie A nuk mund të pranojë pasivisht komentet që përdorin mediat për të na destabilizuar në skenën ndërkombëtare.
“Klubet e Serie A veprojnë brenda parametrave të përcaktuar nga të gjitha rregullat ndërkombëtare, prandaj Lega Serie A po kalon një periudhë optimizmi dhe entuziazmi të madh, të ndarë nga mediat dhe tifozët në mbarë botën, të cilët u rritën në mënyrë eksponenciale në sezonet e fundit”, thuhet tutje në deklaratën e Serie A./Arbresh.info/
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...
Slot ka dhënë një mesazh të fortë për futbollistët e tij në ...
Mbappe: Askush në Real Madrid nuk do të pendohet kurrë për n...
“Dorëzoni armët, ose do groposeni me to”, Erdogan paralajmër...
Fitimi i pakënaqur me Sarën për mungesën e dhuratës për fest...
Tahiri: Qytetarët përballen me vështirësi ekstreme për ngroh...