Bomba e përdorur nga koalicioni saudit ndaj një autobusi shkollor në Jemen është shitur si pjesë e marrëveshjes së armëve me Departamentin Amerikan të Shtetit, thonë ekspertët për CNN.
Sipas CNN, arma e përdorur me 9 gusht, ku mbetën të vdekur 40 fëmijë ishte një bombë 227 kilogramë MK 82 është prodhuar nga Lockheed Martin, një nga kontraktorët kryesorë të SHBA-ve, transmeton portali arbresh.info.
Bomba është shumë e ngjashme me atë që shkaktoi tragjedi në një sulm ndaj një funerali në Jemen në tetor 2016, ku 115 persona u vranë e qindra të tjerë u plagosën.
Koalicioni saudit fajësoi informacionin e pasaktë për këtë sulm, pranoi që ishte gabim dhe mori përgjegjësinë.
Në mars të atij viti, një sulm mbi një treg jemenas, këtë herë thuhet se ishte një bombë MK 84 me precizitet, kësaj here 97 vdiqën.
Pas sulmit në funeral, ish presidenti amerikan Barack Obama e ndaloi shitjen e shitjen e teknologjisë ushtarake me precizitet në Arabinë Saudite lidhur me “shqetësimet e të drejtave të njeriut”.
Ndalimi u hoq nga sekretari i shtetit i administratës Trump, Rex Tillerson në mars 2017./Arbresh.info/
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...