A është e mundshme të ushtrohet në palestër dhe të ngrihen peshat gjatë shtatzënisë? Për shembull, të jenë në steper, orbitrek, të vozisin biçikletën?
Gjatë shtatzënisë së rregullt, e cila nuk ka kurrfarë rreziku as komplikime, gjithsesi rekomandohet aktivitet trupor i cili do të duhej të jetë i përshtatur me fazën e shtatzënisë.
Ushtrimi i përshtatur për shtatzënat është opsioni më i mirë për shumicën e shtatzënave, sepse është i përshtatur për grupin e muskujve të cilët është e lejuar të stërviten gjatë shtatzënisë.
Femrave të cilat zakonisht merren aktivisht me sport apo janë sportiste profesioniste, vështirë e përjetojnë ndërprerjen e aktiviteteve të zakonshme trupore në nëntë muajt e shtatzënisë.
Është e mundshme të vazhdoni aktivitetet e njëjta gjatë shtatzënisë, natyrisht me lejen e mjekut i cili ndjek shtatzëninë dhe përcakton që ushtrimet u lejohen.
Ushtrimet aerobi siç janë orbitreku, steperi dhe biçikleta janë të lejuara, mirëpo me avancimin e shtatzënisë për shkak të madhësisë së barkut do të jetë pak e vështirë (së paku kur është fjala për biçikletën).
Nuk këshillohet kurrfarë ushtrimi për muskujt e barkut as ngritja e peshave.
Përgjithësisht në shtatzëni nuk këshillohet ngritja e peshave më të mëdha se 10 kg, madje vetëm në raste të domosdoshme (zakonisht shtatzënat të cilat duhet patjetër të ngrenë dhe të bartin fëmijët e vegjël).
Dëgjoni trupin tuaj dhe nëse ndiheni mirë nuk ka arsye që të mos ushtroni, vetëm pak më me maturi se deri tani.
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”