Prokurori special amerikan Robert Mueller ka rekomanduar një dënim me burg deri në gjashtë muaj për ish këshilltarin e Trumpit, George Papadopoulos.
Mueller, që është kreu u hetimit mbi ndërhyrjen ruse të zgjedhjeve të vitit 2016, ka thënë se një dënim i tillë ishte “siguri dhe i duhuri”, transmeton portali arbresh.info.
Papadopoulos ka pranuar të ketë gënjyer për kontaktet e tij me rusë sa ishte anëtar i fushatës së Trumpit.
Verdikti pritet të merret me 7 shtator.
“Qeveria nuk merr një qëndrim në lidhje me një dënim të caktuar që do të imponohet, por me respekt pohon se një dënim me burgim brenda udhëzimeve të aplikueshme varion nga zero deri në gjashtë muaj burg është i përshtatshëm dhe i garantuar”, Mueller i tha gjykatësit të rastit.
Memorandumi shton se Z. Papadopoulos gënjeu për FBI-në për kontaktet e tij me ndërmjetësit rusë të supozuar.
Ata përfshinin një profesor me bazë në Londër, i cili tha se Rusia kishte “të palara” mbi kandidaten për president demokraten Hillary Clinton./Arbresh.info/
Votimi për presidencialet e nëntorit/ SHBA, hapen zyrtarisht...
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e vëllaut të tij tek Ba...
Moti i ligë në Tetovë – Shtëpi dhe oborre të përmbytura
OKB: Armëpushimi në Gaza, prioritet absolut dhe urgjent
Shkolla greke përjashton 10-vjeçaren shqiptare – shkak numri...
ADN-ja e ruajtur në një kristal mund të rikthejë njerëzimin ...