Google ADS

Dëmet nga vërshimet në Therandë parashihen të jenë miliona euro

08:14 | 18 Gusht 2018
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Therandës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se dëmet nga vërshimet e fundit në këtë komunë parashihen të jenë miliona euro.

Në një intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e Re’, në të cilën ka folur për pasojat e përmbytjeve nga reshjet e shiut, Muharremaj ka thënë se më të prekura janë rrugët, hapësirat bujqësore dhe katet përdhes të shtëpive.

Përveç dëmeve materiale, ai ka treguar se lëndime kanë pësuar edhe dhjetë persona.

Kryetari Muharremaj ka deklaruar se mundësitë e kësaj komune për t’u përballur me këto dëme janë të pakta.

Prandaj, sipas tij, mbështetja e Qeverisë për Therandën është shumë e nevojshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme