Google ADS

Gëzim Kelmendi, ka kritikuar ashpër institucionet e Kosovës

07:42 | 18 Gusht 2018
A. B.

Kryetari i Partisë së Drejtësisë Gëzim Kelmendi, ka kritikuar ashpër institucionet e Kosovës, për mos reagim ndaj për arrestimin e bashkëatdhetarit nga komuna e Gjilanit me vendbanim në Gjermani, Ibrahim Matoshit.

Kelmendi, në një reagim për media, ka thënë se arrestimi i tij, është përgjegjësi edhe e institucioneve të Kosovës dhe se këto të fundit, me heshtjen e tyre tregojnë se “qytetarët e Kosovës janë vetëm burim i votës për të ardhur në pushtet”.

“Turp për juve. Paret, meditjet dhe udhëtimet shumë i dëshironi, por qytetarët e Kosovës nuk po i mbroni”, ka shkruar ai ndër të tjerash.

Reagimi i plotë i Kelmendit:

Dr.Gëzim Kelmendi: Serbia arreston bashkëatdhetarët tanë,

PAN dhe AKR në deti, LDK heshtë, VV sulmon policinë e Kosovës

Serbia po vazhdon me arrestime të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në diasporë.

Aktakuzat janë të paqëndrueshme dhe falso.

Këtë e dëshmon edhe rasti i fundit i bashkëatdhetarit tonë nga komuna e Gjilanit me vendbanim në Gjermani, Ibrahim Matoshit.
Ai akuzohet për kinse vrasje të qytetarëve serb gjatë luftës në Kosovë.

Por, Ibrahim Matoshi është tërësisht i pastërt në këtë aktakuzë të shpifur.

Ibrahim Matoshi për 20 vite rradhazi ka udhëtuar nga Kosova në Gjermani dhe anasjelltas duke kaluar nëpër Serbi.

Tash pas 20 viteve Serbia e arreston.

Arrestimi i bashkëatdhetarëve tanë është përgjegjësi edhe e institucioneve të Kosovës.

Presidenca, qeveria dhe kuvendi heshtin

Pozita dhe opozita bëjnë gara mes veti se kush duhet të udhëheq dialogun me Serbinë.

Liderët e PAN-it në dhe AKR-së në deti, LDK heshtë, ndërsa VV-ja sulmon policinë e Kosovës duke lënduar rreth 10 policë në aksionin e tyre të sotëm kundër dhunës së grave.

Kjo heshtje dhe mosveprim i institucioneve të Kosovës tregon se qytetarët e Kosovës janë vetëm burim i votës për të ardhur në pushtet.

Turp për juve. Paret, meditjet dhe udhëtimet shumë i dëshironi, por qytetarët e Kosovës nuk po i mbroni.

Të ngjashme