Emigrantët, polemika me policinë franceze në kufirin me Italinë

07:14 | 18 Gusht 2018
A. B.

Rindizen polemikat për kontrollet e policisë franceze mbi emigrantët në kufirin me Italinë.

Në një video të postuar dje në Facebook, organizata Progetto20k denoncoi  bastisjen e trenave nga agjentët e policisë për të identifikuar këdo që nuk ka lëkurë të bardhë”.

“Një tren nga Italia vjen në stacion dhe si zakonisht, bastisja e policisë franceze zhvillohet me qëllim identifikimin e kujtdo që nuk ka lëkurë të bardhë. Edhe njëherë disa njerëz që përpiqen të kalojnë kufirin përplasen me një reagim të dhunshëm nga policia”.

Në imazhet e filmuara në stacionin e Menton Garavan me 15 gusht 2018, shihen agjentët që përdorin forcën për të ndaluar një emigrant që u përpoq të shmangte kontrollet duke u fshehur në tualetin e trenit.

https://www.facebook.com/progetto20k/videos/684515091913700/?t=0

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme