Më shumë se qindra mijëra haxhinj u mblodhën sot në hapësirën e Qabes së bekuar në Mekë për të falur namazin e fundit të xhumasë, para festës së Kurban Bajramit, kur edhe do të përmbushin një nga obligimet themelore të haxhit, raporton Anadolu Agency (AA).
Më shumë se dy milion haxhinj këto ditë kryejnë ritet e haxhit, ndër të cilat janë veshja e ihramit, qëndrimi në Arafat, tavafi. Haxhinjtë po ashtu do të qëndrojnë edhe në Mina dhe Muzdelife dhe do të kryejnë gjuajtjen simbolike të djallit me shtatë guralecë.
Haxhi është një nga pesë detyrimet islame, të cilat gjatë jetës duhet t’i kryej çdo mashkull apo femër e moshës madhore të cilët plotësojnë kushtet.
Të hënën më 20 gusht është dita e Arafatit. Dita e nëntë e muajit të fundit të kalendarit të Hixhrit i njohur si Jevmu’l-arefe (Dita e Arafatit). Arafati është një kodrinë e cila ndodhet rreth 15 kilometra nga Meka, kurse qëndrimi në Arafat është obligim për çdo haxhi, prandaj të gjithë haxhinjtë më 9 dhul-hixhe, një ditë para Kurban Bajramit, mblidhen në këtë vend.
Kurbani Bajrami, që fillon më 21 gusht dhe gjatë të cilit duhet të therret kurbani dhe mishi i tij t’u ndahet të varfërve dhe nevojtarëve, miqve dhe fqinjëve, zgjatë katër ditë.
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...