Gjykata merr vendimin e rëndësishëm për fëmijët Pitt-Jolie

21:46 | 17 Gusht 2018
Arbresh.info

Mesa duket ndarja nga Angelina nuk ka qenë fort e lehtë për ish- bashkëshortn e saj Brad Pitt.

 

Ylli kinematografisë ka rrëfyer se kjo periudhë i ka shërbyer për t’i kushtuar kohë vetes së tij.

52 vjeçari momentalisht po kujdeset shumë për regjimin e tij, madje ka hequr nga dieta edhe alkoolin.

Një gjykatës thuhet se ka urdhëruar Angelina Jolie të lejojë më shumë Brad Pitt të vizitojë gjashtë fëmijët e tyre para se të nënshkruhet një marrëveshje e përhershme.

Sipas raportimeve aktores iu është dashur të bjerë dakord që ti japë ish-bashkëshortit të drejtën për të takuar fëmijët 4 orë kur ata janë në shkollë dhe 12 orë ditët kur nuk janë në shkollë, raporton New York Post.

Divorci i tyre po bëhet gjithnjë e më i vështirë sidomos kur bëhet fjalë për kujdestarinë e fëmijëve.

Javën e kaluar, në një paraqitje në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, ylli i Hollywood akuzoi Brad se nuk ka qenë një baba për fëmijët e tij dhe se nuk ka paguar asnjë para për ti mbështetur ata që nga ndarja në vitin 2016.

Por aktori iu kundërpërgjigj duke thënë se i kishte dhënë Jolie 1.3 milionë dollarë për të dhe fëmijët e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme