Rusia, notë proteste SHBA-ve për pronat diplomatike

17:50 | 17 Gusht 2018
Arbresh.info

Theksohet se Ministria e Jashtme e Rusisë i ka dërguar një notë proteste SHBA-ve “për shkelje të së drejtës ndërkombëtare”, në çështjen e provave diplomatike ruse në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme bëhet e ditur se Rusia i ka dërguar Washington-it nëpërmjet kanaleve diplomatike notë protestën, për shkak të shkeljeve ndaj provave diplomatike të Rusisë në SHBA.

“Gjithashtu është tërhequr edhe vëmendja e Kombeve të Bashkuara (OKB) për shkeljet në fjalë që tejkalojnë marrëdhëniet Rusi-SHBA dhe ndikojnë në interesat e gjithë komunitetit ndërkombëtar”, thuhet në deklaratën ku SHBA-ja akuzohet për shkelje të vazhdueshme të ligjit ndërkombëtar mbi pronën diplomatike të Rusisë.

Qeveria e SHBA-ve në kuadër të sanskioneve ndaj Rusisë në shtator 2017 mbylli kryekonsullatën e Rusisë në San Francisco, si dhe përfaqësitë tregtare në New York dhe Washington.

Ndërsa nga një deklaratë të lëshuar nga qeveria ruse, hapi në fjalë u përcaktua si “armiqësor” dhe se për pronat në fjalë ishte kërkuar rikthimi i tyre Rusisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme