LSDM: OBRM-PDUKM po shpërndan lajme të rrejshme

17:47 | 17 Gusht 2018
Arbresh.info

Partia në pushtet LSDM sot kanë akuzuar OBRM-PDUKM-në për shkak siç thonë ato, shpërndarjen e lajmeve të rrejshme dhe se kjo parti është kundër anëtarësimit në NATO.

“OBRM nuk ka qëndrim të qartë për çështjet më të rëndësishme për të ardhmen e shtetit ndërsa nga ana tjetër në mënyrë histerike shpërndan lajme të rrejshme direkt apo indirekt lidhur me përparimin e Maqedonisë në NATO”, thonë nga LSDM.

Nga atje gjithashtu thonë se opinioni pret që OBRM-PDUKM të përgjigjet se a është kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme