Vapë e madhe në Kolumbi, doktorët habisin me këshillën e tyre

17:41 | 17 Gusht 2018
Arbresh.info

Banorët e Santa Martës në Kolumbi kanë marrë një këshillë që kurrë nuk e prisnin nga një mjek.

Atyre u është thënë që të mos bëjnë seks gjatë ditëve të nxehta që kanë përfshirë qytetin.

Julio Salas, mjek i qytetit, e dha këshillën kur temperatura arriti në 40 gradë celsius.

“Nëse njerëzit nuk rrinë dot pa bërë seks, të paktën të presin natën që është më fresk”, tha Salas. Ai shtoi: “Nëse keni ajër të kondicionuar në shtëpi, nuk ka problem. Bëni çfarë të doni”.

Udhëzimet e pazakonta u ofruan së bashku me një sërë këshillash të tjera për reduktimin e temperaturës, duke përfshirë konsumimin e shumtë të lëngjeve dhe veshjen sa më lehtë të jetë e mundur.

Santa Marta me 600 000 banorë njihet për verën e nxehtë, por këtë vit ka tejkaluar parashikimet. Vala e nxehtësisë, që filloi në qershor, do të vazhdojë për javët e ardhshme./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme