Policia e Kosovës ka njoftuar se pas hedhjes me ngjyrë në drejtim të stacionit policor dhe zyrtarëve policor në Prishtinë, janë lënduar dhjetë policë, si dhe janë arrestuar tetë persona, shtatë pret të cilëve iu është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve, ndërsa, është liruar deputetja Saranda Bogujevci.
Policia thotë se referuar situatës së krijuar dhe sulmeve ndaj objektit dhe zyrtarëve policor me gjësende të mbushura me ngjyrë, policia është detyruar të veprojë për të vënë situatën nën kontroll, me ç‘rast ka arrestuar tetë persona, prej tyre një deputete e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Sot rreth orës 12:00, para stacionit policor Qendra në Prishtinë, janë paraqitur një grup i të rinjve, të cilët kanë hedhur ngjyrë në drejtim të stacionit policor si dhe në drejtim të zyrtarëve policor të cilët kanë qenë në detyrë zyrtare pran hyrjes së stacionit policor “Qendra” në DRP-Prishtinë. Si rezultat i dhunës së shfaqur dhe gjuajtjes me gjësende të mbushura nga protestuesit, janë lënduar dhjetë zyrtarë policor, të cilët kanë kërkuar trajtim mjekësor ku pesë prej tyre janë dërguar për tretman te mëtutjeshëm në QKUK .Prokurori kujdestar është ftuar në stacionin policor që t’i marrë veprimet e tij konform ligjeve në fuqi dhe në bazë të vendimit të tij shtatë persona janë dërguar në Qendrën e Ndalimit për dyzetë e tetë orë dhe rasti është inicuar sulm ndaj personit zyrtar”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...