Tashmë është zyrtarizuar se `Eurovision 2019` do të organizohet në Izrael.
Një situatë aspak e këndshme është krijuar ditët e fundit ku Unioni i Transmetimit që ka marrë detyrën e përgatitjes së eventit për vitin e ardhshëm nuk ka arritur të sigurojë nga thesari i shtetit 12 milionë euro si garanci që duhet paguar ndaj EBU, organizatorit të ESC.Mirëpo problemi tashmë po konsiderohet i zgjidhur.
Ministria e Financave të Izraelit ka refuzuar lëvrimin e shumës për organizimin e eventit, duke bërë që IPBC të arrijë një marrëveshje me një bankë për marrjen e një kredie në shumën e kërkuar e cila duhet të paguhet sa më parë në llogarinë e European Broadcasting Union.
Netta Barzilai vitin e kaluar përfaqësoi Izraelin me këngën ‘Toy’ tekst i cili flet për ngacmimet seksuale. Vitin e kaluar ky format i spektaklit u mbajt ë Lisbonë ndërsa tani pasi është gjetur shuma e kërkuar dhe mosëmarëveshja është zgjidhur, izraelitët mund të flenë të qetë.
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person