Google ADS

Shekerinska: Për një vit Republika Maqedonisë nga shteti i izoluar u bë partner i NATO-s

14:57 | 17 Gusht 2018
Arbresh.info

Për një vit Republika Maqedonisë nga shteti i izoluar u bë partner i besimit të NATO-s, fqinjëve dhe aleatëve, kështu deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sekerinska me rastin e shënimit të ditës së Armatës së Maqedonisë.

“Para një viti u paraqita para jush me rrethana të tjera – armatë të lënë pas dore, reforma të ngadalësuara, buxhet të përgjysmuar për ARM-në si dhe pjesëtarët e saj të lënë pas dore. Sot përfundimisht mund t’i definojmë reformat mbrojtëse që ta sigurojmë anëtarësimin e merituar në NATO”, tha Shekerinska.

Por, sipas saj, edhe pse një vit nuk mjafton që të plotësohen të gjitha reformat, ka masa të cilat çojnë në zhvillim ku një ndër to është edhe rritja e rrogës prej 10 për qind për të punësuarit në armatë, rritja e buxhetit për 15 për qind me qëllim që të arrihen standardet e NATO-s.

Ajo paralajmëroi se prej në shtator do të organizohet kurs për nënoficierë që nuk është realizuar prej vitit 2009 dhe deri në fund të vitit do të ketë 375 ushtarë profesional në armatë.

Ministrja Shekerinska shtoi se dobitë me anëtarësimin në NATO do të ndjehen në ekonomi.

“Për disa javë qytetarët do të kenë mundësi historike që të deklarohen për një shtet më të mirë, me identitet dhe gjuhë të përforcuar që do ta përforcojnë të ardhmen e gjeneratave të raje”, theksoi Shekerinska.

Shekerinska gjithashtu potencoi se me vëmendje janë duke i ndjekur lajmet e rrejshme të cilat përhapen, sipas saj, për të diskretituar proceset dhe qytetarët ta humbin prioritetin strategjik të shtetit.

“Në këto momente të vështira edhe sulmi me lajme të rreme nuk do të na pengojë në qëllimin tonë strategjik. Maqedonia do të jetë shtat stabil dhe i sigurt si dhe do të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së”, potencoi Shekerinska, transmeton Portalb.mk.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme