Google ADS

Plomp-Ahmeti: Referendumi duhet të përkrahet nga të gjitha partitë

14:00 | 17 Gusht 2018
Arbresh.info

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot ka pritur në takim pune ambasadorin holandez në Maqedoni, Wouter Plomp.

Nga BDI thonë se, bashkëbiseduesit diskutuan rreth integrimit euroatlantik, referendumit të 30 shtatorit, sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit si dhe zhvillimet rajonale.

“Kryetari Ahmeti ka njoftuar ambasadorin Plomp rreth pregatitjeve të Bashkimit Demokratik për Integrim për rrumbullakësim të sukseshëm të rrugës Euroatlantike nëpërmjet të zbatimit të referendumit dhe ndryshimeve kushtetuese. Ahmeti është shprehur i bindur që të gjithë ata që duan një Maqedoni të integruar në NATO dhe në Bashkimin Evropian do të përkrahin referendumin e 30 shtatorit, përfshirë këtu edhe opozitën pasi që integrimi euroatlantik i vendit ēshtë përcaktim edhe i tyre”, thonë nga BDI.

Ata më tej shtojnë se sa i përket reformave, sundimit të ligjit, luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, BDI ka vendosur praktikë unike në vend duke ftuar dhe mbështetur organet që të hetojnë çdo pretendim për korrupsion.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme